VIDEO/ Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit
Digjet nga zjarri një banesë në fshatin Kusarth të Njësisë Administrative Bradashesh, në Elbasan.
Flakët kanë nisur në katin e parë të shtëpisë, ku mësohet se ka patur materiale të ndryshme.
Aktualisht, punonjësit e MZSH Elbasan ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, për të shmangur çdo përhapje të mundshme drejt pjesëve të tjera të godinës.
© BalkanWeb