VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri te kompleksi “Delijorgji” në Tiranë, një i dëmtuar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë.
Raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri që sapo hapej pranë kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se nga shpërthimi raportohet se një person është lënduar në dorë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.
© BalkanWeb