VIDEO/ Sulmi ukrainas me dron në Rusi, zjarr në një rafineri nafte
Një zjarr në rafinerinë e naftës Afipski, në rajonin e Krasnodarit në jug të Rusisë, u shkaktua nga copëza të një droni ukrainas të rrëzuar. Zjarri u vu nën kontroll, njoftuan ditën e sotme autoritetet rajonale.
Sipas burimeve ruse, disa pajisje teknike në rafineri pësuan dëme, por depozitat e karburantit nuk u prekën.
Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se njësitë e mbrojtjes ajrore kanë ndërprerë dhe shkatërruar gjatë natës 103 dronë ukrainas mbi disa rajone ruse, përfshirë 11 mbi rajonin e Krasnodarit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb