VIDEO/ Temperaturat e ulëta, nisin reshjet e dëborës në Pogradec, nuk raportohet për bllokime në qarkullim
Reshjet e dëborës kanë nisur në zonën e Qafë Thanës, në Pogradec.
Aktualisht, reshjet janë të pranishme vetëm në majën e qafës, me intensitet të ulët deri në mesatar, ndërsa temperaturat shënojnë vlera negative.
Sipas informacioneve, kontraktorët pritet të kryejnë kriposjen e rrugës për të shmangur ngricat dhe rrëshqitjet e automjeteve.
Deri në këto momente nuk raportohen bllokime apo vështirësi në qarkullim, ndërsa Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
© BalkanWeb