VIDEO/ Terrorizuan Oroshin, mbërrijnë në gjykatë Erzen Uka dhe Julian Cumraku, lihen në burg dy të rinjtë
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë sot në burg të dyshuarit për terrorizëm Erzen Uka dhe Julian Cumraku.
Në orën 13:00 u mbajt seanca sa i përket caktimit të masë së sigurisë ndaj tyre, ndërkohë që togat e zeza i lanë në burg.
Kujtojmë se Hamza (Erzen) Ukës dhe Julian Cumrakut, iu dorëzuan forcave RENEA pas 12 orësh negociata, ndërsa fshiheshin në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit. Dyshimet janë se ata qëndronin të fshehur në këtë banesë prej dy muajsh.
Gjatë kontrollit, policia gjeti në banesë një arsenal armësh që përfshinte 4 automatikë, 1 pistoletë, 18 granata, 7 karikatorë të mbushur me fishekë dhe rreth 2 mijë municione të ndryshme.
Efektivët që po patrullonin në terren konstatuan një person, i cili sapo i pa u largua me shpejtësi duke hyrë në një banesë të braktisur. Policia i bëri thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai refuzoi dhe i kërcënoi efektivët.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat RENEA, të cilat nisën negociatat. Pas 12 orësh presioni dhe thirrjesh nga familjarët e tyre, Uka dhe Cumraku u dorëzuan pa rezistencë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb