VIDEO/ Trondit Hazizaj: Vajzat shqiptare, adoleshente të vetëorganizuara ofrojnë s*ks online
Një deklaratë shqetësuese ka qenë ajo e aktivistit dhe avokatit, Altin Hazizaj në “Studio24” me Ola Bruko, në News24, duke marrë shkas nga skandali i përmasave globale “Epstein”.
Hazizaj tha se në Shqipëri po evidentohen raste ku vajza adoleshente, të vetëorganizuara në rrjete sociale dhe platforma digjitale, përfshihen në ofrimin e përmbajtjeve me natyrë seksuale online.
Sipas tij, çdo formë ekspozimi apo shfrytëzimi i të miturve në përmbajtje të tilla përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse.
Altin Hazizaj: Ka rekrutime jo vetëm të vajzave, por edhe djem. Ka rrjete të vetëorganizuara, vajza adoleshente dhe të moshës +18, që tanimë shërbimet nuk i ofrojnë më live, por i kanë kaluar të gjitha online.
Ola Bruko: Këtë nuk e ndalon shteti?
Enida Bozheku: Onlyfans d.m.th.
Altin Hazizaj: Sepse duhet të kesh mjetet, teknologjinë që t’i ndjekësh. Do të duhet që Diella të hetojë, përpos krimit ekonomik ku e humbi lojën, të hetojë edhe krimet seksuale. Qindra gra, vajza dhe fëmijët trajtohen si trofe nga një grup i caktuar. Flasim për shoqëri të zhvilluara.
Enida Bozheku: Morali i shoqërisë ka rënë.
© BalkanWeb