VIDEO/ Turistja ruse bëhet virale në rrjet, ja si e kap hajdutin që u përpoq t’i vidhte celularin
Një turiste ruse në Argjentinë është bërë virale në rrjet pas një momenti epik kur arriti të ndalojë vetë një hajdut që u përpoq t’i vidhte celularin.
Në videon që po bën xhiron e botës, shohim vajzën teksa pret në semafor me biçikletë. Papritur afrohet një motor me dy persona; bashkëshoqëruesi i dytë i rrëmben telefonin nga dora.
Por turistja nuk dorëzohet! Kapet fort pas hajdutit, i cili përpiqet ta godasë që ta largojë, por pa sukses. Kur motori nis të largohet, hajduti humb ekuilibrin dhe bie në tokë, sepse vajza vazhdon ta mbajë fort për këmbën. Menjëherë vijnë kalimtarë të tjerë dhe e mbajnë të palëvizur derisa vjen policia.
Policia më pas kap edhe shoferin e motorit që kishte ikur dhe i gjeti në xhep 10 celularë të vjedhur.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb