VIDEO/ Vijojnë sulmet ruse mbi Ukrainë, pamjet kur droni godet një ndërtesë në Odessa
Kievi ka publikuar pamjet ku rusët kanë nisur një sulm me dronë ndaj qytetit të Odessa, duke shkaktuar shpërthime që jehonin në të gjithë qytetin, raporton RBC-Ukrainë.
Kreu i komandës ushtarake të qytetit, Sergei Lysak u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore për sigurinë e tyre.
Pak më parë, Forcat Ajrore të Ukrainës kishin raportuar pamje të dronëve armiqësorë mbi Detin e Zi. Sipas kanaleve lokale në Telegram, një objektiv është goditur, dhe raportet fillestare tregojnë se një ndërtesë banimi është dëmtuar dhe ka marrë flakë.
© BalkanWeb