“Vihet re rivaliteti në grupin e PS, disa gëzonin në seancën e së enjtes”, Vokshi: Balluku po reziston, po iku do e marrë me vete Ramën
Për deputeten demokrate Albana Vokshi, situata aktuale në kampin e mazhorancës tregon për një rivalitet të theksuar mes Ballukut dhe grupit tjetër rival. Vokshi tha se kjo u vu re dhe në seancën e fundit plenare ku pati episode tensioni mes deputetëve të PD dhe punonjësve të Gardës.
Vokshi tha se Belinda Balluku po reziston dhe nuk po jep dorëheqjen pasi, nëse ikën ajo, do të marrë me vete dhe Edi Ramën.
“Belinda Balluku po reziston, nuk është si rasti i Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës. Janë dy patate të nxehta, AKSHI nga njëra anë, është po njësoj si Balluku. 11 segmente të ndryshme rrugore bashkë me tunelin e Llogarasë. Kudo të vësh dorë në cdo tender gjen gjurmë korrupsioni”, u shpreh Vokshi.
Albana Vokshi: Unë nuk e besoja që Balluku do të dorëzohej.
Vazhdon të shantazhojë Edi Ramën. Ka patur rivalë, grupe që kanë patur rivalitet. Ndihet brenda grupit të PS rivaliteti. Belinda Balluku po reziston, nuk është si rasti i Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës. Janë dy patate të nxehta, AKSHI nga njëra anë, është po njësoj si Balluku. 11 segmente të ndryshme rrugore bashkë me tunelin e Llogarasë. Kudo të vësh dorë në cdo tender gjen gjurmë korrupsioni.
© BalkanWeb