Vjeshta mbaron më herët në Novosej/ Blegtorët në kullota edhe për pak kohë, shfrytëzojnë ditët e fundit të stinës
schedule20:20 – 22 Nëntor, 2025
Në Novosej të Kukësit vjeshta është drejt fundit sepse vetë lartësia në të cilin ndodhet ky fshat e sjell dimrin më herët.
Banorët shfrytëzojnë kullotat edhe për pak kohë për tufat e tyre. Rexhep Dema është njëri prej banorëve të Novosejt.
Ka vënë para tufën e lopëve të fshatit, por nuk është më si dikur, për shkak se numri i banorëve është tkurrur.
Tufat e dikurshme të Novosejt i kalonin 500 lopë, pa llogaritur kuajt apo të imtat.
Vetë ka vetëm një lopë, ndërsa pjesa tjetër e fshatit kanë nga dy e dikush tjetër s’ka fare.
Në fillimet e viteve ’90 ka punuar në jug të vendit duke kujtuar se i dukej e habitshme braktisja e fshatrave, pa e menduar se do i vinte radha edhe fshatit të tij në skajin verilindor të vendit.
Sipas tij, më herët fshati Novosej renditej ndër fshatrat me më shumë banorë, ndërsa sot kanë mbetur vetëm të moshuarit.
Vetë natyra, pozita gjeografike, kullotat malorë të novosejt e bëjnë të veçantë dhe unike cilësinë e mishit apo produkteve të tjera blegtorale.
Pavarësisht këtij fakti, në novosej s’ka kush merret me blegtori.
Edhe prodhimin e qumështit dhe bylmetit nuk kanë ku e çojnë. Në këtë fshat, por edhe në zonën verilindore në tërësi nuk ka asnjë pikë grumbullimi e përpunimi të qumështit.
Novosej është një nga 7 fshatrat e njësisë administrative Shishtavec të Kukësit.
Veç blegtorisë e cila I kishte të gjitha kushtet optimale për t’u zhvilluar e mbarështuar tufa, këtu kultivohej edhe patatja e famshme e Shishtavecit./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!