Vlahovic i dëmtuar, por dy skuadra të mëdha në garë për të
Dusan Vlahovic është aktualisht i lënduar dhe do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj. Gjithsesi, për sulmuesin serb të Juventusin, janë dy skuadra të mëdha që qëndrojnë pas dere.
Siç raportohet nga Fabrizio Romano, e ardhmja e Vlahovicit është ende shumë e paqartë, ku ka disa skenarë që e dërgojnë jashtë Italisë.
Kontaktet me Barcelonën kanë qënë konkrete dhe sërish mund të ketë ndonjë lëvizje tjetër nga katalanasit. Një transferim te Bayern gjithashtu, nuk përjashtohet.
© BalkanWeb