Vllaznia prish “agjërimin” dhe rigjen fitoren, Flamurtari shënon dy gola në “Loro Boriçi”, por me del me kokën ulur
24 Dhjetor 2025
18:28
Telesport
Vllaznia rigjen fitoren pas shumë javësh, duke mundur në “Loro Boriçi” 3-2 Flamurtarin. Shkodranët gjetën golin që në minutën e 4-të, ku “Topi i Artë” i vitit 2025, Bekim Balaj, shënoi me një goditje të bukur nga kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 24-të, Bekim Balaj dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar pas një faulli brenda zonës ndaj Jankut. Flamurtari reagon në fund të pjesës së parë, duke ngushtuar shifrat me golin e Erald Maksutit në minutën e 43-të. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për shkodranët.
Vllaznia e nis me gol pjesën e dytë, ku Yago shënoi golin e tretë për shkodranët pas një aksioni të shpejtë. Flamurtari nuk dorëzohet dhe ngushton sërish shifrat me Diaëara Bangaly, mesfushori nga Bregu i Fildishtë shënon me kokë.
Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, Vllaznia fiton 3-2 dhe mban vendin e 4-të me 30 pikë. Flamurtari mbetet në vendin e 9-të me 14 pikë.