Vllaznia zyrtarisht në krizë, supergoli i Kallakut nuk mjafton ndaj Bylis
14 Dhjetor 2025
18:31
Telesport
Për të pestën ndeshje rresht, Vllaznia nuk arrin dot të fitojë. Sot, shkodranët janë ndalur në barazim 1-1 me Bylis, në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 16-të në Abissnet Superiore.
Për shkodranët shënoi Sherif Kallaku, i cili ekzekutoi një goditje dënimi perfekte në minutën e 38-të. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Vllazninë. Ballshiotët barazuan shifrat me Ibrahim Mustapha në minutën e 55-të. Përndreca kroson në zonë, Camara ul bukur dhe asiston për Mustapha, nigeriani dërgon topin në rrjetë.
Pavarësisht përpjekjeve të Vllaznisë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 1-1. Pas këtij barazimi, Vllaznia mban vendin e 4-të me 26 pikë, Bylis renditet në vendin e 8-të me 15 pikë.