Vlora përkujton Ditën e Çlirimit/ Homazhe dhe mesazhe mirënjohjeje për Dëshmorët
schedule10:52 – 29 Nëntor, 2025
Vlora ka përkujtuar sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit, me një sërë aktivitetesh solemne në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Në këtë 81-vjetor, qyteti simbol iPavarësisë dhe një nga qendrat kryesore të qëndresës antifashiste, u mbush me emocione dhe mesazhe mirënjohjeje për sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e Shqipërisë.
Përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, veteranë, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhet e mbajtura pranë lapidarit të dëshmorëve, ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule në nder të bijve dhe bijave që dhanë jetën në luftën kundër pushtuesve nazifashistë.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!