Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm, shkak…
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.
Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:
-Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)
-Petrolifera
-TECI
-Porti i Peshkimit
-Zvërnec
Ujësjellës Kanalizimet kanë njoftuar se grupet e punës kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë, ndërsa për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.
© BalkanWeb