Vodhën me dhunë një shumë parash në një biznes/ Tiranë, identifikohen 3 autorët
schedule11:41 – 14 Dhjetor, 2025
Policia ka zbardhur një rast vjedhjeje me dhunë në Tiranë, të ndodhur mëngjesin e djeshëm.
Ushtruan dhunë ndaj shitësit të një biznesi dhe vodhën 100 000 lekë të rinj, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga Policia identifikohen 3 autorët e dyshuar.
Policia ka arrestuar një prej autorëve, ndërkohë punohet për kapjen e 2 të tjerëve. Të tre autorët me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 pas njoftimit të marrë se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, në një biznes (tabachino), në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.