“Vodhi për Llogaranë, u kap mat”, Berisha komenton deklaratat e Ramës për Kushtetuesen: Presion! U kap në çark dhe mori karton të kuq
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për reagimet për Gjykatën Kushtetuese. Në një dalje për mediat, Berisha tha se dënonte reagimet e Ramës, ndërsa theksoi se ky i fundit është kapur mat në vjedhje.
“Dënoj me forcë presionin e Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në një akt të pashembullt ka ndërmarrë dy sulme të egra ndaj GJK . Në përgjigjen e tij ndaj deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve ku denonconin dhe dënonin ndërhyrjet brutale të Ramës mbi GJK për të mbrojtur vjedhjen e tij për tunelin e Llogarasë. Nuk ka ku lëviz, është kapur mat dhe u vërsulet me një gjuhë që edhe Maduro do ta ketë zili kur t’ia përkthejnë,. Gjykatësit kërkuan që të mos ushtrohet presion ndaj gjykatës. Një javë më parë i kapur në çark me tunelin e Llogarasë citoi Komisionin e Venecias sikur ky komision ka dhënë opinione se nuk mund të pezullohen ministrat.
I bëj thirrje Venecias të bëjnë një deklaratë që shqiptarët të mësojnë që është një mashtrues ndërkombëtar”, tha ai.
© BalkanWeb