Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Një i shoqëruar, përdori makinën pak ditë para krimit
schedule20:49 – 1 Dhjetor, 2025
LEZHË- Arrestohet në Lezhë Naldo Gjoni. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ai është një nga personat, që ka përdorur makinën pak ditë para ngjarjes.
Pas arrestimit, lezhjani do të dërgohet në Elbasan.
Biznesmeni Edmond Mëhalla, pronar i një karburanti dhe një kompanie taksish në Elbasan u ekzekutua mbrëmjen e së dielës me tre plumba teksa ndodhej brenda makinës së tij.
Grupi hetimor po heton në të shkuarën e viktimës pasi rezulton person me precedentë penalë. Policia gjeti dhe një makinë të djegur, e cila dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së biznesmenit.