Vrasja e Edmond Hykës/ Merret në pyetje ish ortaku, dyshohet se kanë pasur konflikt
schedule09:11 – 2 Dhjetor, 2025
Policia e Elbasanit ka shoqëruar dhe po merr në pyetje ish ortakun e Edmond Hykës, i cili u ekzekutua dy ditë më parë.
Sipas hetimeve, Edmond Hyka ka pasur një konflikt me ish ortakun, , i cili nga ana tjetër, ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes.
Ndërkaq, në pyetje është marrë edhe roja i pikës së karburantit. Ai dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa viktima sapo kishte hyrë ne automjetin e tij tip Range Rover. Sipas dyshimeve paraprake, besohet se pjesë e atentatit kanë qenë dy persona.
Mëngjesin e së hënës janë shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen./abcnews.al