“Vrasjet ishin të planifikuara”/ Arben Meçe: Prokuroria ka sabotuar dosjen e “21 janarit”
schedule21:15 – 18 Dhjetor, 2025
Analisti Arben Meçe gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se Prokuroria ka sabotuar dosjen e “21 janarit”.
Gjithashtu Meçe tha se për dosjen e 21 janarit janë të gjitha provat dhe se drejtësia duhet të ishte vendosur, ndërsa akuzoi Berishën si përgjegjësin kryesor të vrasjeve në 21 janar.
“A pati Dumani ndonjë çështje ndaj funksionarëve të lartë të PD? Një çështje që është e Berishës nuk është Dumanit, por e Arben Krajës. Edhe 21 janarin nuk donte ta merrte, por ia vendosën me dhunë. Për 21 janarin janë të gjitha provat. Dhe në fund të vijë të deklarojë Ilir Meta…Ajo që ngatërron Ilir Meta është kush do bëhet vrasësi. Dhe Meta e ngatërron, unë jo e parashikova, por e dija që Berisha do bënte vrasje…Vrasjet ishin të planifikuara për të ndodhur në kuadër të skemës së dytë, pasi dështoi skema e parë. Prokuroria është institucioni që ka sabotuar 21 janarin. Korrupsioni berishian ishte në përmasa të mëdha…SPAK ka harruar që detyrë e tij nuk ishte vetëm të bënte goditjen e korrupsionit aktiv, por edhe të atij tjetër….”, tha Meçe.