Xavi Hernandez gati të rikthehet në aksion, spanjollin e duan në Premier League
15 Dhjetor 2025
17:37
Telesport
Humbja e fundit e Tottenham 3-0 ndaj Nottingham Forest ka tronditur pozitat e trajnerit Thomas Frank. Atkualisht, Tottenham renditet në vendin e 11-të me 22 pikë, shumë larg asaj që pritej dhe fajtori kryesor për këtë situatë konsiderohet pikërisht Thomas Frank.
Trajneri danez nuk ka arritur dot të gjejë një stil të qartë dhe Tottenham-it i mungon qëndrueshmëria. Ndërkohë, mediet angleze zbulojnë se bordi drejtues i klubit londinez nuk kanë më besim te Thomas Frank dhe nuk ëprjashtohet shkarkimi i tij, nëse vijohet sërish me rezultatet negative.
Në anën tjetër, po përmendet shumë emri i Xavi Hernandez si pasuesi i mundshëm i Thomas Frank, në rast se ky i fundit shkarkohet. Ish-trajneri i barcelonës ka refuzuar disa klube që pas alrgimit nga katalanasit dhe ka bërë të ditur që do të pranojë të drejtojë vetëm në rast se ka një projekt ambicioz.
Vetë Xavi ka shprehur disa herë admirimin për Premier League dhe vështirë se do të refuzonte ofertën e Tottenham.