Xhiruan gomat në bulevard duke shkaktuar frikë te qytetarët, procedohen 2 të rinjtë në Durrës
schedule10:58 – 29 Nëntor, 2025
Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në Bulevardin Dyrrah dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 automjeteve që drejtonin dhe duke xhiruar gomat.
Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy drejtuesit e automjeteve.
Ndërsa janë sekuestruar edhe 2 automjetet, tip Audi dhe BMË, dhe një fenelinë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!