“Zagarë”/ PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën
Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për masa disiplinore ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla.
PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga seancat plenare, me pretendim se fyeu deputetët e opozitës. Në seancën e kaluar, opozita akuzoi Ballën se ai iu drejtua deputetëve të PD me termin fyes ‘zagarë’.
Kujtojmë se kërkesa për përjashtim u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.
© BalkanWeb