Zaniolo, martesë surprizë me Sarën. “Po”-ja në altar, festimet dhe torta në formë zemre (fotot)
6 Shkurt 2026
10:55
Alfred Lleshi
Pas gati gjashtë vitesh lidhje intensive, me ulje-ngritje, Nicolò Zaniolo, aktualisht tek Udinese, dhe partnerja e tij Sara Scaperrotta kanë thënë më në fund “po” në altar. Çifti, prindër tashmë të një djali të lindur më 2021 dhe në pritje të fëmijës së dytë, celebroi martesën surprizë më 4 shkurt 2026.
Ceremonia, e dokumentuar në “storiet” e Instagramit të nuses, përfshiu prerjen romantike të një torte të mbushur me pana në formë zemre dhe përkon me muajin e shtatë të shtatzënisë së Sara. Martesa u shoqërua edhe me fjalët prekëse të nuses: “Dashuria ime përgjithmonë. Dashuria triumfon gjithmonë”. Urimet erdhën edhe nga Udinese, që ndau fotot e ceremonisë në “storiet” e profilit të saj zyrtar.
Lajmet e fundit
3 minuta më parë
Zaniolo, martesë surprizë me Sarën. “Po”-ja në altar, festimet dhe torta në formë zemre (fotot)
17 minuta më parë
Hansi Flick: Rikthimi i tij është si një blerje, goli që shënoi do ta ndihmojë edhe më shumë
37 minuta më parë
Lajme të tjera
Lajmet e fundit
3 minuta më parë
Zaniolo, martesë surprizë me Sarën. “Po”-ja në altar, festimet dhe torta në formë zemre (fotot)