Zbulimi tronditës nga John Terry: Mendova të vetëflijohesha pas finales së Moskës
17 Dhjetor 2025
8:17
Alfred Lleshi
John Terry, ish-kapiten i Anglisë dhe figurë historike e Chelsea, ka rrëfyer momentet më të errëta pas finales së Champions League 2008, të humbur ndaj Manchester United. Ai pranoi se pati mendime vetëvrasëse pasi gaboi penalltinë vendimtare në Moskë, kur rrëshqiti gjatë goditjes dhe topi u përplas në shtyllë, përpara se pritja ndaj Nicolas Anelka t’ua dorëzonte trofeun “Djajve të Kuq”.
Duke kujtuar ato orë, Terry tregoi gjendjen e tij mendore: “Pas ndeshjes u kthyem në hotel dhe unë isha në katin e 25-të. Po shikoja nga dritarja dhe mendoja: Pse? Thjesht pse? Nuk po them se do të bëja diçka, por ato mendime të vijnë në atë moment. Pastaj djemtë u ngritën dhe më larguan prej andej. Janë çaste kur nuk di çfarë të bësh”.
Ai rast vazhdon ta mundojë: “Ende më përndjek. Me moshën bëhet më e lehtë, por tani që jam tërhequr, pa adrenalinën e ndeshjeve, më godet më fort. Zgjohem natën duke menduar: Po, kështu ndodhi. Nuk besoj se do të largohet ndonjëherë”.