Zbulohet identiteti i personit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit nga Elbasani. Naldo Gjini përdori mjetin…
Policia e Elbasanit ka shoqëruar Naldo Gjinin, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhallës.
Mësohet se ky person ka përdorur ditët e fundit makinën “Audi” që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.
Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.
Policia po ushtron kontroll në shtëpinë e tij.
© BalkanWeb