Zelensky: Kina po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë
schedule16:26 – 10 Dhjetor, 2025
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky citoi një raport nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (FIS) të Ukrainës, sipas së cilit, Kina po forcon marrëdhënien e saj me Rusinë.
Zelensky deklaroi se raporti i Oleh Ivashchenkos përfshin “shumë detaje në lidhje me situatën e politikës së jashtme përreth Ukrainës dhe situatën ekonomike në Rusi”.
“Po ndjekim një trend në rritje të çsovranizimit të pjesëve të territorit rus në favor të Kinës – kryesisht përmes përdorimit të tokës së pasur me burime dhe shitjes së burimeve të pakta Kinës. Gjithashtu vërejmë se Kina po ndërmerr hapa për të intensifikuar bashkëpunimin me Rusinë, përfshirë sektorin ushtarako-industrial.”, tha presidenti ukrainas.
Sipas tij, “shërbimet partnere të inteligjencës” gjithashtu kishin informacione të ngjashme dhe se ai i kishte udhëzuar FIS-it të monitoronte marrëdhënien midis Moskës dhe Pekinit “në mënyrë më substanciale”.
Ai tha se raporti i Ivashchenkos tregonte gjithashtu se Rusia kishte nisur fushata politike për të destabilizuar Ukrainën.
Kjo vjen pasi Kina konfirmoi se zhvilloi një raund të tretë stërvitjesh të përbashkëta ushtarake me Rusinë javën e kaluar.
Ministria e mbrojtjes e Kinës tha se stërvitjet kundër raketave nuk ishin në përgjigje të situatës aktuale ndërkombëtare dhe nuk ishin të drejtuara ndaj një pale të tretë./abcnews.al