Zelensky: ‘Parimet’ e draftit të ri të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës mund të çojnë në ‘marrëveshje më të thella’
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se “parimet” e një plani të rishikuar të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës me Rusinë mund të çojnë në “marrëveshje më të thella” dhe se “shumë gjëra varen” tani nga Uashingtoni.
“Parimet e këtij dokumenti mund të zgjerohen në marrëveshje më të thella”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.
“Unë mbështetem në bashkëpunim të mëtejshëm aktiv me palën amerikane dhe me Presidentin Donald Trump. Shumë varet nga Amerika, sepse Rusia i kushton vëmendjen më të madhe forcës amerikane”, tha ai.
Zelensky të martën akuzoi Moskën për cinizëm për kryerjen e sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë gjatë diplomacisë së intensifikuar për t’i dhënë fund luftimeve.
“Ajo që është veçanërisht cinike është se Rusia kreu sulme të tilla ndërsa po zhvillohen bisedime se si t’i jepet fund luftës”, tha Zelensky në fjalimin e tij në mbrëmje, pasi zyrtarët ukrainas raportuan se sulmet ruse vranë shtatë persona në Kiev.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb