Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK, Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Dumanin për shërbimin e pashembullt. Presim vazhdimin e partneritetit me Kryeprokurorin e ri
Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK.
Në një mesazh në rrjetet sociale të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë vlerësohet ish-kreu i SPAK, Altin Dumani për integritetin dhe guximin e tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës të cilat kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“Ky bashëpunim na ka bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.
© BalkanWeb