Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Berisha tregon ‘prapaskenat’: Përqendrimi i trupës diplomatike në sallë, e dyshimtë, për të neutralizuar dorën e zezë të Ramës
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. Ai tha se prania e madhe e trupës diplomatike në mbledhjen e KLP-së tregoi dyshimet për të ndalur dhe neutralizuar dorën e zezë të Ramës, për të pasur ndikim në proces.
Ai tha se Rama tentoi që të merrte dhe SPAK-un sicc mori Avokatin e Popullit.
“S’po ndalem te zgjedhja e kreut të SPAK, por dhe përqendrimi aq i lartë i trupit diplomatik në sallën e zgjedhjes, lë shumë të dyshohet se ajo u bë me qëllimi e vetën për të tamponuar dhe neutralizuar dorën e zezë të Edi Ramës dhe presionet ndaj anëtarëve të KLP. Nuk kisha parë aq shumë përqendrim, dhe ata donin të jepnin një mesazh që Edi Rama tek mori Endri Shabanin, të merret dhe këtë kandidat.”, tha Berisha.
© BalkanWeb