“Zgjedhjet e 11 majit, farsë e narkodiktaturave”/ Berisha: Me paratë e krimit u futën në Parlament 28 deputetë
Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur paratë e shqiptarëve.
Berisha theksoi se në një vit, arrestoi liderët e opozitës.
“Përdori të gjitha mjetet e pushtetit për të kontrolluar vullnetin politik të shqiptarëve. Zgjedhjet e 11 majit një farsë. Një proces që shkelmuan të gjitha të drejtat. 2 mld euro gjoba dhe kamata u falën dy ditë para zgjedhjeve. U shpërndanë licenca për mbjellje kanabisi, një proces ku bandat me radhë, me parët e krimit sollën në parlament 28 deputetë. Ju qëndroni në pushtet mbi krimin monstruoz”, tha ai.
© BalkanWeb