Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 28 dhjetor, Osmani: Shpresoj që të kemi një qeveri të fortë
Presidentja Vjosa Osmani tha se përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë proces i zakonshëm për çdo vend demokratik dhe se Kosova ka një demokraci elektorale “jashtëzakonisht të fortë”.
Ajou shpreh e bindur se edhe këto zgjedhje do të zhvillohen pa probleme dhe shpreson se vendi duhet të formojë qeverinë menjëherë pas zgjedhjeve.
Sa i përket festave, Osmani theksoi se ato mbeten të paprekura nga zhvillimet politike.
“Festat e nëntorit janë të veçanta, pavarësisht situatave politike. Përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme janë normale në një vend demokratik. Kosova ka demokraci elektorale jashtëzakonisht të fortë dhe besoj se edhe këto zgjedhje do të shkojnë mirë. Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi një qeveri. Natyrisht, kjo nuk e ndal festën e 28 nëntorit”, deklaroi Presidentja gjatë vizitës së saj në Shkodër.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb