“Zhbllokohet” blerja e bujshme e verës, Milan e mbyll vitin me fitore bindëse ndaj Veronës (video)
28 Dhjetor 2025
14:26
Telesport
Milan e ka mbyllur vitin 2025 me fitore, duke mposhtur 3-0 Veronën në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të dhe e fundit për këtë vit.
Goli parë i kuqezinjve erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë. Luka Modric kroson nga këndi, Adrien Rabiot godet me kokë, Christian Pulisic tregohet i vëmendshëm dhe shtyn topin në rrjetë.
Kuezinjtë e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë me Christopher Nkunku. Francezi i transferuar me shumë bujë gjatë merkatos së verës për 35 milionë euro zhbllokohet më në fund dhe shënon dy golat e parë me fanellën e Milanit.
Fillimisht, Nkunku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, në minutën e 47-të dhe më pas në minutën e 52-të, ku goditja e Luka Modric godet shtyllën, por sulmuesi francez i kuqezinjve tregohet i vëmendshëm dhe e shtyn atë në rrjetë.
Milan fiton 3-0 dhe ngjitet momentalisht në krye me 35 pikë, por kreu mund të ndryshojë në darkë në rast se Inter fiton në transfertën ndaj Atalantës.