Zjarr në një apartament në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht dy të moshuarit
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një apartament në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër. Flakët kanë shpërthyer në katin e tretë të një pallati, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin menjëherë, pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në apartamente të tjera.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb