Zjarri në pallatet në Hong Kong, shkon në 83 numri i viktimave. Raportohet për rreth 250 të zhdukur
Ka shkuar në 83 numri i viktimave nga zjarri që përfshiu pallatet shumëkatëshe në Hong Kong. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, rreth 250 persona rezultojnë të zhdukur.
Ndërsa 75 persona janë plagosur. Mes viktimave raportohet se është edhe një zjarrfikës, ndërsa 11 zjarrfikës të tjerë janë plagosur në përpjekje për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në ndërtesë. Qindra njerëz të tjerë janë zhvendosur në vende të sigurta përkohësisht, ndërsa vëmendja e autoriteteve është përqendruar në hetimet dhe zbulimet e shkaqeve të zjarrit.
Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit u arrestuan për vrasje të paqëllimshme dhe neglizhencë të rëndë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb