Zjarri përfshin burgun e grave në Turqi, evakuohen të burgosurat
Një zjarr shpërtheu në një burg për gra në provincën Sakarya të Turqisë gjatë orëve të natës. Sipas raportimeve, flakët përfshinë një pjesë të objektit, ndërsa në vendngjarje u thirrën menjëherë zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.
Për shkak të zjarrit, të burgosurat u evakuuan nga ambientet e burgut. Disa prej tyre u prekën nga tymi dhe katër gra u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.
Zjarri u vu nën kontroll dhe u shua brenda një kohe të shkurtër. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e incidentit.
© BalkanWeb