ZYRTARE/ Objektiv titulli kampion, nënkampionët e Kosovës përforcojnë mesfushën
Ballkani është përforcuar me Stanislav Petkov. 21-vjeçari nga Bullgaria afrohet si alternativë për mesfushën.
Nënkampionët e Kosovës kanë si objektiv rikthimin e titullit. Në pritje të zhbllokimit të merkatos nga FIFA janë afruar po ashtu Arben Nikprelaj, Ebrima Gaje dhe Toni Domgjoni.
Njoftimi i Ballkanit:
“FC Ballkani vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar, tani duke transferuar mesfushorin bullgar Stanislav Petkov. 21 vjeçari, i cili vjen me një përvojë të rëndësishme nga kampionatet si ai bullgar dhe slloven, do të jetë një lojtar i ri i rëndësishëm në ekipin tonë.
Petkov luan si mesfushor defensiv dhe pritet të përforcojë dukshëm këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse. Me një vlerë tregu në rritje dhe eksperiencën e fundit te Tabor Sezana, ai është gati për aventurën e re me ne. Mirësevjen në Suharekë, Petkov!”
© BalkanWeb