Zyrtare, sulmuesi rinovon kontratën me Elbasanin
Ibrahima Sory Diallo ka rinovuar me Elbasanin. Ai do të qëndrojë te kjo skuadër, deri në vitin 2027.
Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Ibrahima Sory Diallo vazhdon rrugëtimin me ekipin tonë! Forcë, besim dhe ambicie për sezonet që vijnë” – shkruan Elbasani. Sulmuesi nga Senegali ka realizuar 4 gola në 10 ndeshje.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb